Pikat kryesore
- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”, pas ankimimit të Partisë Demokratike.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”, pas ankimimit të Partisë Demokratike. Ky vendim është marrë ditën e djeshme, me datë 21 Janar. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) ‘Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal’; (ii) ‘Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025’. 2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosmiratimin e projektvendimit ‘Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosmiratimin e projektvendimit ‘Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në vendimin e gjykatës. Sjellim ndërmend se pas rrëzimit nga mazhoranca në Kuvend të dy komisioneve të saj hetimore për zgjedhjet e 11 majit dhe çështjen “McGonigal”, Partia Demokratike i ishte drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku kundërshtonte refuzimin nga shumica në seancën plenare të 30 tetorit. Padia është bërë nga 1/5 e deputetëve.