Pikat kryesore
- Mustafa në Facebook ka postuar qëndrimin e babait të saj në Hagë, duke thënë se nuk ka përgjejgjësi morale e financiare ndaj viktimave sepse thotë se ata nuk janë viktimat e tij.
- Ai ka thënë se UÇK-ja ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.
- “Reagim nga Haga: Sapo biseduam me babain në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave, ku ai na sqaroi qëndrimin e tij.
string(127) "kompensimet-financiarete-viktimave-viktimave-vajza-e-salih-mustafes-citon-babain-nuk-kam-pergjegjesi-sepse-sjane-viktimat-e-mia" Kompensimet financiare të viktimave, vajza e Salih Mustafës citon babain: Nuk kam përgjegjësi sepse s’janë viktimat e mia Buna Mustafa, vajza e Salih Mustafës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për kompensim të dëmeve për ‘viktimat’. Mustafa në Facebook ka postuar qëndrimin e babait të saj në Hagë, duke thënë se nuk ka përgjejgjësi morale e financiare ndaj viktimave sepse thotë se ata nuk janë viktimat e tij. Ai ka thënë se UÇK-ja ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme. “Reagim nga Haga: Sapo biseduam me babain në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave, ku ai na sqaroi qëndrimin e tij. Duke pasur parasysh që vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe me motive politike, Cali tha: “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, ka shkruar Buna Mustafa në Facebook duke iu referuar Salih Mustafës. “Gratë janë forca dhe shtylla e çdo familjeje”, Ilir Ferati takon disa nga gratë e Istogut Kompensimet financiare të viktimave, vajza e Salih Mustafës citon babain: Nuk kam përgjegjësi sepse s’janë viktimat e mia Arrestohet në aeroport 25-vjeçari që po tentonte të largohej nga vendi, ishte në kërkim policor Ekspertët e OKB-së dënojnë shkallën tronditëse të ekzekutimeve në Iran