Në një fjalim para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Këshilltari Federal Ignazio Cassis theksoi rëndësinë e rikthimit te parimet e Helsinkit, të cilat qëndrojnë në themel të arkitekturës së sigurisë evropiane. “Në një periudhë të shënuar nga luftëra dhe mosbesim në rritje, është thelbësore të rikthehemi te bazat e sigurisë sonë të përbashkët,” u shpreh Cassis. Prioritetet e Zvicrës për kryesimin e OSBE-së: Mbështetje e palëkundur për parimet e Helsinkit si bazë për një paqë të qëndrueshme dhe bashkëjetesë paqësore midis shteteve; Fuqizimi i multilateralizmit gjithëpërfshirës, si rruga më e mirë për të luftuar ndarjet dhe fragmentimin ndërkombëtar; Parashikimi i sfidave të së ardhmes përmes shkencës dhe inovacionit, duke ndërtuar politika të bazuara në të dhëna dhe njohuri; Forcimi i kapacitetit operacional të OSBE-së, përfshirë mbrojtjen e instrumenteve ekzistuese dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për misionet e saj. Ky angazhim i Zvicrës për të udhëhequr OSBE-në në një periudhë vendimtare pasqyron rolet tradicionale të vendit si ndërtues i paqes, promovues i dialogut dhe palë neutrale e besueshme në arenën ndërkombëtare.
Zvicra: do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026