Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij në OKB iu tha anëtarëve të Asamblesë se është koha për t’i dhënë fund “eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur”. Duke vazhduar diskutimin e tij për imigracionin, Trump tha se “kombet krenare duhet të lejohen të mbrojnë komunitetet e tyre dhe të parandalojnë që shoqëritë e tyre të mbingarkohen nga njerëz që nuk i kanë parë kurrë më parë, me zakone, fe të ndryshme, me gjithçka të ndryshme”. Ai pretendoi se “migrantët kanë shkelur ligjet, kanë kërkuar azil të rremë ose kanë kërkuar status refugjati për arsye të paligjshme”. “Në shumë raste, ata duhet të dërgohen menjëherë në shtëpi”, tha ai, shkruan The Guardian. Ai këmbëngul se “ne duhet ta zgjidhim problemin dhe duhet ta zgjidhim atë në vendet e tyre, jo të krijojmë probleme në vendet tona”. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Vendet: “ tuaja do t’i hajë dreqi”, u thotë Trump i zemëruar…