Pikat kryesore
- Ministri Nufi tha se fondet për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pajisjet moderne pritet të sjellin reagime më të shpejta në raste zjarresh.
- Ministri, një apel e pati edhe për qytetarët për më shumë kujdes, duke theksuar rëndësinë e parandalimit ndaj çdo rreziku.
- Në përfundim të vizitës, ministri Nufi shprehu mirënjohje për trupat e efektivëve për gatishmërinë, përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë.
Në prag të sezonit veror dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zbriti në terren në Bazën e Emergjencave Civile, nga ku garantoi se reagimi ndaj situatave të vështira do të jetë i shpejtë në çdo cep të vendit. Ministri Nufi tha se fondet për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pajisjet moderne pritet të sjellin reagime më të shpejta në raste zjarresh. Ministri, një apel e pati edhe për qytetarët për më shumë kujdes, duke theksuar rëndësinë e parandalimit ndaj çdo rreziku. Në përfundim të vizitës, ministri Nufi shprehu mirënjohje për trupat e efektivëve për gatishmërinë, përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë. Në mjediset e Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, u prezantuan kapacitetet operacionale dhe logjistike në dispozicion për reagim emergjent, ndër të cilat mjete zjarrfikëse dhe mjete operacionale, pajisje personale mbrojtëse për efektivët në terren, Qendra e Lëvizshme Operacionale e Mbrojtjes Civile, dronë me kamera termike për monitorimin dhe identifikimin e vatrave të zjarrit, helikopterë të pajisur me sistemin “Bambi Bucket” për ndërhyrje ajrore në rastet e zjarreve masive. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Kayo, mbrojtje për vendin”, Nufi: Kompania shtetërore e mbrojtjes prodhon siguri Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, Nufi: KAYO autorizohet për lidhjen e marrëveshjeve Do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Ja si përgjigjet ministri Nufi