Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka festuar 35-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të veçantë në një ambient elegant, të rrethuar nga miqtë dhe njerëzit më të afërt.
Në festë ishte i pranishëm edhe partneri i saj, Romain Gavras, me të cilin ajo është përfolur se ka një lidhje prej disa muajsh.
Çifti u shfaq së bashku gjatë mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve dhe fansave në rrjetet sociale.