Zelensky: SHBA kërkon të krijojë “zonë të lirë ekonomike” në Ukrainën lindore

Zelensky: SHBA kërkon të krijojë “zonë të lirë ekonomike” në Ukrainën lindore

Pikat kryesore

  • Rusia e quan këtë një “zonë të demilitarizuar”, u tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gazetarëve në Kiev.
  • “Kompromisi është që pala ruse të mos avancojë në këtë zonë”, shtoi ai.
  • “Nëse njëra palë tërhiqet, siç u është kërkuar ukrainasve, pse pala tjetër ndërluftuese nuk tërhiqet në të njëjtën distancë në drejtimin tjetër?”, tha Zelensky.

SHBA-ja ka propozuar që disa pjesë të rajonit lindor të Ukrainës, të Donbasit, të cilat kontrollohen ende nga forcat e Kievit, të krijojnë një “zonë të lirë ekonomike” sipas planit të paqes që po përpunohet, thanë sot zyrtarët e përfshirë në bisedime. Rusia e quan këtë një “zonë të demilitarizuar”, u tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gazetarëve në Kiev. “Kompromisi është që pala ruse të mos avancojë në këtë zonë”, shtoi ai. “Nëse njëra palë tërhiqet, siç u është kërkuar ukrainasve, pse pala tjetër ndërluftuese nuk tërhiqet në të njëjtën distancë në drejtimin tjetër?”, tha Zelensky. Ukraina, aktualisht kontrollon ende rreth 30% të rajoneve lindore të Ukrainës, Luhanskun dhe Donetskun, të njohura si Donbasi. Zelensky konfirmoi gjithashtu se në këmbim, plani parashikon tërheqjen e ushtrisë ruse nga rajonet si, Sumy, Kharkivi dhe Dnipropetrovsku. “Për rajonet jugore të Ukrainës, Zaporizhia dhe Khersoni, është planifikuar një ngrirje përgjatë vijës aktuale të frontit”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zelensky për planin e paqes: Ekziston mundësia e një referendumi për çështjet territoriale SHBA uron Klodian Brahon për emërimin në krye të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin për shërbimin e tij AfD mbështet ringjalljen nacionaliste në Evropë pas paralajmërimeve amerikane

Lini një Përgjigje