Protesta në kornizat e Goffman Erving Goffman sociolog nga më

Protesta në kornizat e Goffman Erving Goffman sociolog nga më

Pikat kryesore

  • Erving Goffman (sociolog nga më ndikuesit e shekullit që shkoi) është i njohur edhe sot për teorinë e framing (kornizimit), të zhvilluar veçanërisht në librin e tij Frame Analysis.
  • Më poshtë po u sjell pak kontekst për të kuptuar si funksionon mbjellja e perceptimit (nga të gjitha palët) e si fitohet një betejë.
  • Ideja bazë e Goffman është shumë e thjeshtë: Njerëzit nuk reagojnë drejtpërdrejt ndaj fakteve.

Erving Goffman (sociolog nga më ndikuesit e shekullit që shkoi) është i njohur edhe sot për teorinë e framing (kornizimit), të zhvilluar veçanërisht në librin e tij Frame Analysis. Më poshtë po u sjell pak kontekst për të kuptuar si funksionon mbjellja e perceptimit (nga të gjitha palët) e si fitohet një betejë. Ideja bazë e Goffman është shumë e thjeshtë: Njerëzit nuk reagojnë drejtpërdrejt ndaj fakteve. Ata reagojnë ndaj mënyrës se si faktet paraqiten dhe kuptohen. Goffman argumentonte se secili prej nesh përdor “korniza” mendore për t’iu përgjigjur pyetjes: Çarë po ndodh këtu? Kush e fiton këtë betejë të interpretimit, shpesh fiton edhe debatin publik. Po ta kontekstualizojmë me protestën dhe debatin “po shitet Shqipëria”: Sipas Goffman-it, analiza e tij shkencore do të pyeste: si është ndërtuar ky interpretim dhe pse është bërë bindës për turmën? Goffman do të argumentonte se një pjesë e publikut e ka përvetësuar një frame (kornizë interpretimi) veprime të ndryshme politike, ekonomike, etj dhe kaq. Faktet mund jenë të njëjta, por publiku do t’i interprejtjojë ndryshe sipas kornizës që pranon. Mekanizmat e framing-ut: Përzgjedhja e fakteve. Theksohen rastet që mbështesin narrativën. Injorohen ose minimizohen informacionet që e kundërshtojnë. Flamuri, toka, deti, pylli, trashëgimia historike. Konflikti paraqitet si mbrojtje e kombit, jo vetëm si debat politik.

Lini një Përgjigje