Xabi Alonso: Xabi Alonso e lartësoi Busquetsin dhe karrierën e tij

Xabi Alonso: Xabi Alonso e lartësoi Busquetsin dhe karrierën e tij

string(53) "xabi-alonso-e-lartesoi-busquetsin-dhe-karrieren-e-tij" Xabi Alonso e lartësoi Busquetsin dhe karrierën e tij Lajmi për tërheqjen nga futbolli të Sergio Busquets në fund të sezonit ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, dhe një prej të parëve që ka folur ishte Xabi Alonso, trajneri aktual i Real Madrid dhe ish-shok i mesfushorit në kombëtaren historike të Spanjës që fitoi si Euro 2012 ashtu edhe Botërorin 2010. Alonso nuk ngurroi të lavdëronte lojtarin e Inter Miamit, duke theksuar inteligjencën dhe bujarinë e tij në fushë. Alonso e përgëzoi publikisht Busquets për një karrierë që e përshkroi si shembullore: Trajneri i Madridit shprehu besim se Busquets do të mbetet i lidhur me futbollin edhe pas tërheqjes së tij: “Shpresoj që të shijojë ndeshjet e fundit që i ka, dhe përgëzime për një karrierë brilante. Jam i sigurt që ai do të rikthehet në fushë në një rol të ri”. Përveç se i bëri një homazh mesfushorit historik të Barcelonës, Alonso u ndal edhe tek derbi i ardhshëm kundër Atlético Madrid, me Los Blancos që kanë një avantazh prej nëntë pikësh. Trajneri theksoi se, pavarësisht diferencës në renditje, nuk e përjashton skuadrën e Diego Simeone nga garës për titull. “Atlético ka ndryshuar shumë skuadrën e saj, ka bërë nënshkrime të mençura, dhe do të konkurrojë për gjithçka këtë sezon. Do të jetë një ndeshje shumë kërkuese emocionalisht, taktikisht dhe fizikisht,” deklaroi ai. Ai gjithashtu lavdëroi lojtarët kyç të skuadrës së tij si Vinícius Junior, “thelbësor” për ekipin pas performancës ndaj Levante, dhe Jude Bellingham, të cilin e sheh gjithnjë e më shumë të integruar dhe vendimtar. Alonso gjithashtu nënvizoi se nisja perfekte e sezonit nga Real Madrid nuk duhet të çojë në vetëbesim të tepruar: Me kujtimin e shokut të tij të dikurshëm Busquets ende të freskët, Alonso përballet tani me një derbi që premton intensitet dhe do të testojë forcën e Real Madrid në një moment kyç të sezonit. /GazetaExpress/ Dembele e mposhti Yamalin në garën për Topin e Artë me një epërsi rekorde Barcelona e shënjestron dyshen e Dinamo Zagrebit Xabi Alonso e lartësoi Busquetsin dhe karrierën e tij Fatkeqësia e Giovanni Leonit i hapë derën Federico Chiesas Liverpooli mund t’i ofrojë 50-60 milionë euro për yllin e Barcelonës Ruben Amorim zbulon arsyen se pse mungon Amad Diallo nesër, konfirmon edhe disa mungesa tjera

Lini një Përgjigje