Vuçiç shkon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit: Më të fortë se kur do hynim në Kosovë

Vuçiç shkon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit: Më të fortë se kur do hynim në Kosovë

Pikat kryesore

  • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën.
  • Ai lëshoi dhe një kërcënim ndërsa theksoi se ushtria nuk është ajo e njëjta e 10 viteve më parë.
  • “Mos harroni se kishim personel të mirë në njësi dhe kur ato po përgatiteshin për mbrojtjen e mundshme të popullit tonë në Kosovë, në njësitë speciale kishim mbi 90 për qind reagim, dhe në Kobra 100 për qind”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe një kërcënim ndërsa theksoi se ushtria nuk është ajo e njëjta e 10 viteve më parë. “Mos harroni se kishim personel të mirë në njësi dhe kur ato po përgatiteshin për mbrojtjen e mundshme të popullit tonë në Kosovë, në njësitë speciale kishim mbi 90 për qind reagim, dhe në Kobra 100 për qind”, tha ai. Vuçiç theksoi se në situatën e nxehtë gjeopolitike dhe rajonale, e cila sipas tij nuk është e lehtë, personeli i njësive të Forcave të Armatosura Serbe vetëm po shtohet edhe pas ndryshimeve ligjore dhe pagesës. “Presidenti Vuçiç theksoi rëndësinë e pajisjes së ushtrisë, duke shtuar se do të bëjë çmos që Serbia të ketë rreth 70 ose 80 mijë dronë kamikazë në vitet e ardhshme dhe se prodhimi apo blerja e armëve në Serbi po përshpejtohet”, lexohet në komunikatën zyrtare të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje