Seria A, “karton i kuq” për arbitrat/ Dyshime për “para caktime”, nën hetim edhe derbi…

Seria A, “karton i kuq” për arbitrat/ Dyshime për “para caktime”, nën hetim edhe derbi…

Pikat kryesore

  • Nuk kuptohet mirë sesi mundet që në Itali të mendohen për t’u bërë gjëra të tilla pas Kalçopolit, por duket se diçka ka ndodhur.
  • “La Gazeta delo Sport” lajmëron se Prokuroria e Milanos e ka zgjeruar hetimin e saj edhe për ndeshjen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit.
  • Fjala është për gjysmëfinalen e parë në 2 prill të vitit të kaluar, që përfundoi 1-1, dhe sipas informacionit shefi I arbitrave, Xhanluka Roki, po bisedonte me dikë për caktimin e një gjyqtari për këtë ndeshje.

Duket se çështja është më e thellë. Nuk kuptohet mirë sesi mundet që në Itali të mendohen për t’u bërë gjëra të tilla pas Kalçopolit, por duket se diçka ka ndodhur. “La Gazeta delo Sport” lajmëron se Prokuroria e Milanos e ka zgjeruar hetimin e saj edhe për ndeshjen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Fjala është për gjysmëfinalen e parë në 2 prill të vitit të kaluar, që përfundoi 1-1, dhe sipas informacionit shefi I arbitrave, Xhanluka Roki, po bisedonte me dikë për caktimin e një gjyqtari për këtë ndeshje. Nuk dihet ende se me cilin person po bisedonte dizenjatori, ndërsa sipas bisedës dilte se arbitri Kolombo I pëlqen Interit, ndërsa gjyqtari tjetër, Doveri, jo edhe aq shumë. Gjithsesi, Doveri u caktua arbitër në gjysmëfinalen e dytë të Kupës, që Milani e fitoi me rezultatin 3-0. “La Gazeta delo Sport” shkruan se janë pesë persona nën hetim nga Prokuroria e Milanos, mes të cilëve Roki, dhe arbitri I VAR-it, Daniele Paterna, që është nën dyshim për një penallti të dhënë në ndeshjen e Serisë A mes Udinezes dhe Parmës. Mund të ketë edhe njerëz të tjerë nën hetim, që mund të jenë jashtë botës së arbitrimit, por deri tani nën hetim nuk është asnjë drejtues I klubeve në Serinë A dhe B, madje as të Interit. Vetë zikaltërit kanë deklaruar se nuk kanë të bëjnë fare me këtë çështje. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Paqe” për Champions/ Mes Milan dhe Juventus fiton “mërzia”, vetëm 0-0 në “San Siro” Inter, frikë para titullit/ Zikaltërit shumë pranë titullit pas barazimit 2-2 në Torino Napoli është për Champions/ Ekipi i Italisë së Jugut kthehet te fitorja, Cremonese mundet 4-0

Lini një Përgjigje