Pikat kryesore
- Mirlind Daku cilësohej si ylli kryesor i Rubinit dhe njëri nga më të mirët e Premier Ligës së Rusisë, por ka kohë që nuk po mundet të shënojë.
- Futbollisti I kombëtares shqiptare është në “thatësirë” të tejzgjatur, që vazhdon prej 5 muajsh e nuk dihet se kur do të vazhdojë.
- Goli I tij I fundit ishte në 22 nëntor, kur Rubin fitoi 1-0 në shtëpinë e tij ndaj Ahmatit të Groznit, pra ishte vendimtar.
Ku ka shkuar sulmuesi më i frikshëm i kampionatit? Mirlind Daku cilësohej si ylli kryesor i Rubinit dhe njëri nga më të mirët e Premier Ligës së Rusisë, por ka kohë që nuk po mundet të shënojë. Futbollisti I kombëtares shqiptare është në “thatësirë” të tejzgjatur, që vazhdon prej 5 muajsh e nuk dihet se kur do të vazhdojë. Goli I tij I fundit ishte në 22 nëntor, kur Rubin fitoi 1-0 në shtëpinë e tij ndaj Ahmatit të Groznit, pra ishte vendimtar. Tashmë, janë 11 ndeshje në ligë që Daku nuk e gjen rrugën e rrjetës, ndonëse duhet të theksojmë se sulmuesi shqiptar ka pasur probleme. Për pesë ndeshje ai ka munguar për shkak dëmtimi, ndërsa në një tjetër ka qenë i pezulluar. Në total, këtë sezon ai ka 9 gola dhe 1 asist për Rubinin duke luajtur 21 herë, ndërsa gjatë karrierës me ekipin në Rusi ka 88 ndeshje, 35 gola dhe 11 asistë. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Bomba ajrore e raketa”/ Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën me rreth 2000 dronë javën e kaluar Rusia e Koreja e Veriut bien dakord për bashkëpunim ushtarak Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Putin e Zelenskyn për luftën në Ukrainë