Oklahoma nuk fal asgjë/ NBA, kampionët kalojnë në raundin e dytë të garës për titull

Oklahoma nuk fal asgjë/ NBA, kampionët kalojnë në raundin e dytë të garës për titull

Pikat kryesore

  • Kjo është Oklahoma, kampionia në fuqi e NBA-së, e cila është e vetmja që u kualifikua me rezultatin 4-0 për në raundin e dytë të plej ofit.
  • Shei Gilgës Aleksandër me shokë, pavarësisht nga ndonjë ulje të rendimentit në lojën sulmuese, nuk vunë në diskutim asgjë, siç I takon numrit 1 të sezonit të rregullt për këtë edicion, dhe për të kaluarin.
  • Përballë tyre, Feniks Sans, me mbrojtjen e 10-të më të fortë në kampionat, nuk pati asnjë shans.

Ekziston një skuadër që duket se qendron mbi të tjerat. Kjo është Oklahoma, kampionia në fuqi e NBA-së, e cila është e vetmja që u kualifikua me rezultatin 4-0 për në raundin e dytë të plej ofit. Shei Gilgës Aleksandër me shokë, pavarësisht nga ndonjë ulje të rendimentit në lojën sulmuese, nuk vunë në diskutim asgjë, siç I takon numrit 1 të sezonit të rregullt për këtë edicion, dhe për të kaluarin. Përballë tyre, Feniks Sans, me mbrojtjen e 10-të më të fortë në kampionat, nuk pati asnjë shans. Oklahoma fitoi 131-122 jashtë fushe dhe kompletoi atë që në zhargonin e basketbollit amerikan quhet “fshesa”, apo “fshirja me fshesë”. Shei pati 31 pikë, 2 topa në tabela e 8 asistë, duke shtuar edhe një bllokim gjuajtjeje. Çet Homgren ishte si përherë krahu i tij i djathtë dhe kontribuoi me 24 pikë, 12 topa në tabela, 3 asistë e 2 vjedhje topi. Shumë I mirë Miçëll me 22 pikë, 4 topa në tabela e 6 asistë, i kudondodhur në sulm e në mbrojtje. Feniksi nuk mundi të bënte shumë as në këtë ndeshje. Devin Buker shënoi 24 pikë, Bruks e Grin nga 23, por kampionët ishin shumë të fortë. Pritet që rivali i radhës në rrugën drejt titullit për Oklahomën të jetë Los Anxhelos Lejkërs, pra legjenda Lebron Xhejms, por mund të kthehet edhe Luka Doncic. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Oklahoma nuk ka të ndalur/ Kampionët fitojnë edhe të dytën në raundin e parë për titull NBA, Jokic ishte pak/ Denver u mund në fushën e tij 119-115 nga rivali Minesota Më të mirët e NBA/ Gilgeous-Alexander, Jokiç dhe “Wemby”, finalistët për trofeun

Lini një Përgjigje