Përdoreshin për prostitucion/ Zbulohen 3 apartamente të tjera në Tiranë, 7 të arrestuar

Përdoreshin për prostitucion/ Zbulohen 3 apartamente të tjera në Tiranë, 7 të arrestuar

Policia e Tiranës ka finalizuar faza të tjera të operacionit të koduar “Network”, një aksion i ndërmarrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve kundër shfrytëzimit për prostitucion.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 7 persona. Në pranga kanë rënë dy bashkëjetues, të dyshuar për shfrytëzim për prostitucion, si edhe 5 shtetase të huaja nga Kina dhe Ukraina.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, janë zbuluar 3 apartamente ku dyshohet se ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve procedurale, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 5 shtetas të tjerë, mes tyre pronarët e tre apartamenteve të dhëna me qira, si edhe dy persona që dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Lini një Përgjigje