Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

Pikat kryesore

  • Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka të pafajshëm ish-Shefin e Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.
  • Ky i fundit akuzohej për “korrupsion pasiv”, vepër penale që nuk është provuar ta ketë kryer.
  • Sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshohej se ata i kishin marrë një shumë parash një gruaje, e cila ishte përfshirë në një aksident rrugor me pesë të plagosur në kryeqytet, ngjarje e ndodhur më 16 prill 2025.

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka të pafajshëm ish-Shefin e Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka. Ky i fundit akuzohej për “korrupsion pasiv”, vepër penale që nuk është provuar ta ketë kryer. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, për të pandehurit e tjerë janë dhënë këto masa dënimi: Edison Tabaku (oficeri i policisë gjyqësore) është dënuar me 3 vite burg, me gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vite burg Sokol Navaku (Ish-Shefi i hetimit të aksidenteve) është dënuar gjithashtu me 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 2 vite, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove. Shtetasi E.G., është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 1 vit burg, duke u konvertuar në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare Shtetasi B.B., është fajtor për veprën penale të “moskallëzimit të krimit” dhe është dënuar me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 8 muaj, dënim i konvertuar në shërbim prove Zeka dhe dy vartësit e tij u arrestuan me udhër të SPAK në prill të vitit të shkuar, të dyshuar për korrupsion pasiv. Sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshohej se ata i kishin marrë një shumë parash një gruaje, e cila ishte përfshirë në një aksident rrugor me pesë të plagosur në kryeqytet, ngjarje e ndodhur më 16 prill 2025. SPAK argumentonte asokohe se oficerët e policisë rrugore i kishin kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh. Në korrik të 2025-ës, Zeka fitoi lirinë për arsye shëndetësore, pasi dëmtoi legenin në qeli. Jo më larg se para dy muajsh, Prokuroria e Posaçme relatoi konkluzionet përfundimtare mbi çështjen, duke kërkuar dënimin me 4 vite heqje lirie për ish-Shefin e Qarkullimit Rrugor.

Lini një Përgjigje