Pikat kryesore
- “Ora e fundit” kishte të ftuar këtë të premte gazetarin Ardit Rada, i cili komentoi aktualitetin politik në vend.
- I pyetur nga studio në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demorkatike, ai u shpreh se largimi i Mereme Selës dhe të tjerëve ishte i pritshëm.
- Sipas Radës, arsyeja lidhet me rezultatin, por edhe imazhin që i duhet Sali Berishë si i pazëvendësueshëm në PD.
“Ora e fundit” kishte të ftuar këtë të premte gazetarin Ardit Rada, i cili komentoi aktualitetin politik në vend. I pyetur nga studio në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demorkatike, ai u shpreh se largimi i Mereme Selës dhe të tjerëve ishte i pritshëm. Sipas Radës, arsyeja lidhet me rezultatin, por edhe imazhin që i duhet Sali Berishë si i pazëvendësueshëm në PD. “Jua thashë dje kur po komunikonim se as Meremen s’do ta gjenim në fletën e votimit. është shumë e thjeshtë: Sali Berisha ka rezultatin më katastrofik në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe të parat të tijat si kryetar i PD, pas Bashës. Në këto momente që Berisha ka vendosur ta përdorë PD-në si mburojë, i duhet të justifikojë edhe pozicionin e tij. Salianji, Balliu, Meremja dhe kushdo tjetër pritej të mos ishin në fletën e votimimt. Së pari për t’i thënë atyrë që e besojnë se askush nuk i plotëson kriteret e Berishës. Dhe së dyti, Berisha nuk do ta ndajë rezultatin me askënd, sepse i faktorizon.