Sezoni i mallkuar i Berishës/ Ylli i kombëtares, 204 ditë të humbura nga dëmtimet këtë vit

Sezoni i mallkuar i Berishës/ Ylli i kombëtares, 204 ditë të humbura nga dëmtimet këtë vit

Pikat kryesore

  • Gjithsesi, dëmtimet në sport nuk I zgjedh, por vijnë vetë, ndodhin nga kaq shumë faktorë, dhe shpesh mund të kërcënojnë një karrierë.
  • Kështu po I ndodh edhe njërit nga lojtarëve më premtues të kombëtares shqiptare, Medon Berishës.
  • Edhe pse ende 22 vjeç, ai ka provuar disa herë lëndime serioze, dhe dy të ndodhur këtë sezon I kanë kushtuar shumë e pritet që të plotësojë 204 ditë jashtë fushave.

Është tepër I ri për të pasur këto probleme. Gjithsesi, dëmtimet në sport nuk I zgjedh, por vijnë vetë, ndodhin nga kaq shumë faktorë, dhe shpesh mund të kërcënojnë një karrierë. Kështu po I ndodh edhe njërit nga lojtarëve më premtues të kombëtares shqiptare, Medon Berishës. Edhe pse ende 22 vjeç, ai ka provuar disa herë lëndime serioze, dhe dy të ndodhur këtë sezon I kanë kushtuar shumë e pritet që të plotësojë 204 ditë jashtë fushave. E “përkthyer” në ndeshje, kjo periudhë bën 20 sfida deri tani në edicion. Natyrisht që dihet se Berisha nuk mund të kthehet përveçse gjatë fazës përgatitore në korrik. Kjo do të thotë se ai do të ketë 23 ndeshje gjithsej. Nuk është hera e parë që mesfushori ka munguar gjatë. Sezonin e kaluar humbi plot 21 ndeshje me Leçen në Itali dhe me kombëtaren, por më pak ditë, 141. Çfarë problemesh fizike ka lojtari ynë? Dëmtimet kryesore për të janë në muskujt e kofshës, të përparmë dhe të mbrapmë dhe shpresohet që të mos I kthehen në diçka kronike, ndryshe vërtet që do të rrezikonin një karrierë që pritet të jetë shumë e mirë. Medon Berisha cilësohet një mesfushor modern, me parametra të lartë dhe personalitet të fortë. Jo më kot është tri herë lojtari më I mirë I ndeshjeve në Serinë A, nga vetë organizatorët e kampionatit. Këtë sezon, ai ka dy gola dhe 3 asistë në vetëm 13 ndeshje në elitën italiane, e padyshim që do të kishte bërë shumë më tepër nëse nuk do ta kishin penguar dëmtimet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Operohet Medon Berisha/ Mesfushori kuqezi i nënshtrohet ndërhyrjes në Finlandë Medon Berisha mbyll sezonin/ Mesfushori i kombëtares pëson dëmtim gjatë seancës stërvitore Berisha kthehet para Botërorit/ Mesfushori i kombëtares pritet të luajë në Itali në 22 mars

Lini një Përgjigje