Pikat kryesore
- Vengu theksoi në Komision se kjo marrëveshje për industrinë e prodhimit do të sigurojë mbrojtje dhe eksportuesit nuk do të mbeten të vetmuar përballë padrejtësive.
- “Çdo të thotë kjo për ekonominë reale, për eksportuesit shqiptarë dhe për bujqësinë?
- Do të thotë më pak bllokime për mandarinat e Konispolit, më pak ndalesa arbitrare për fruta-perime apo për produkte blegtorale dhe më shumë siguri në kontratat tregtare për eksportuesit tanë.
Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka folur këtë të mërkurë deputeti i PS-së, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me një projektligj që lidhet me marrëveshjet tregtare portuale, që lehtëson barrën e eksportuesve në aktivitetin e tyre dhe ndihmon sektorin për rritjen ekonomike të qëndrueshme. Vengu theksoi në Komision se kjo marrëveshje për industrinë e prodhimit do të sigurojë mbrojtje dhe eksportuesit nuk do të mbeten të vetmuar përballë padrejtësive. “Çdo të thotë kjo për ekonominë reale, për eksportuesit shqiptarë dhe për bujqësinë? Do të thotë më pak bllokime për mandarinat e Konispolit, më pak ndalesa arbitrare për fruta-perime apo për produkte blegtorale dhe më shumë siguri në kontratat tregtare për eksportuesit tanë. Për industrinë e prodhimit, mbrojtje nga barrierat tarifore dhe administrative dhe akses më i qëndrueshëm dhe më i sigurt për eksportet. Kështu që, me pak fjalë, më pak risk, më shumë siguri në tregjet ndërkombëtare. Nuk mbeten eksportuesit të vetmuar përballë një arbitrariteti; kemi një mekanizëm mbrojtjeje. Pra, me këtë marrëveshje nuk i lëmë të mbesin vetëm përballë padrejtësive tregtare. Po ia kalojmë këtë barrë shtetit dhe shteti ka tashmë për të fituar përballë padrejtësive eventuale. Edhe e fundit, për sa i përket efekteve financiare: u përmend edhe nga iniciatori se nuk krijohen kosto të drejtpërdrejta, por pa dyshim, nëse Shqipëria bëhet pjesë, ato do të përballohen nga buxhetet përkatëse.”-tha Vengu.