Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Pikat kryesore

  • Ky interesim kaq i madh tregoi se lista e pritjes nuk është më thjesht një fushatë, por një indikator i qartë i ndryshimit të sjelljes së konsumatorit shqiptar.
  • Oferta e bankës, nga mirëmbajtja falas përjetë te transfertat pa komision dhe hapja e llogarisë 100% online, po prek shqetësime reale që klientët kanë pasur prej vitesh.
  • Dhe për herë të parë, duket se publiku po reagon masivisht ndaj një alternative konkrete.

Drejtoresha Ekzekutive për Retail në Jet Bank , Znj. Belma Lushi shfaqi për herë të parë shifrën rekord prej 40,000 regjistrimesh në më pak se 10 ditë në listën e pritjes, që banka e parë 100% digjitale ka hapur për të interesuarit, duke e kthyer një lançim bankar në një fenomen me përmasa kombëtare. Ky interesim kaq i madh tregoi se lista e pritjes nuk është më thjesht një fushatë, por një indikator i qartë i ndryshimit të sjelljes së konsumatorit shqiptar. Ky interes nuk është i rastësishëm. Oferta e bankës, nga mirëmbajtja falas përjetë te transfertat pa komision dhe hapja e llogarisë 100% online, po prek shqetësime reale që klientët kanë pasur prej vitesh. Dhe për herë të parë, duket se publiku po reagon masivisht ndaj një alternative konkrete. Në një treg ku zakonisht ndryshimet ndodhin ngadalë, ky ritëm flet për diçka më të thellë: njerëzit nuk po kërkojnë më “pak më mirë”, por “krejt ndryshe”. Nga një këndvështrim ekonomik, ky është një sinjal i fortë i rritjes së elasticitetit ndaj çmimeve në sektorin bankar. Kur konsumatorët reagojnë kaq shpejt ndaj eliminimit të tarifave, do të thotë që këto tarifa kanë qenë një barrierë reale për adoptim dhe heqja e tyre mund të riformësojë strukturën e konkurrencës në afat të mesëm.

Lini një Përgjigje