Pikat kryesore
- Për hir të së vërtetës ky togfjalësh lidhet me një koncept për artin.
- Filozofi Habermas e zhvilloi më tej nga mësuesi i tij Theodor W.
- Adorno që mendonte se: ” Tani është e dukshme se gjithçka që ka të bëjë me artin nuk është më e qartë: as arti në vetvete, as arti në lidhje me çfarëdo gjëje tjetër dhe as me të drejtën e artit vetë për të ekzistuar”.
Për hir të së vërtetës ky togfjalësh lidhet me një koncept për artin. Filozofi Habermas e zhvilloi më tej nga mësuesi i tij Theodor W. Adorno që mendonte se: ” Tani është e dukshme se gjithçka që ka të bëjë me artin nuk është më e qartë: as arti në vetvete, as arti në lidhje me çfarëdo gjëje tjetër dhe as me të drejtën e artit vetë për të ekzistuar”. Utopia e pajtimit ishte shndërruar në një pasqyrim kritik të një gjendje të papajtuar të botës shoqërore, sqaron Habermas. Vite më vonë arti do ta estetizonte politikën. Mes shumë syreshëve, kryeministri aktual shqiptar do sfidonte me modelin e vendit të tij duke e shmangur fare transparencën, në kuadër të një zhvillimi modern. Shekulli i shkuar do jepte shembuj të shumtë sesi arti do të ndikonte shumë edhe në politikë. Jo vetëm nga individët por edhe impaktin e artit. Pak vite më parë, ky togfjalësh do të merrej nga përshkruesit e politikës në Ballkan dhe do shpjegonte pse do të mbetemi gjatë në utopi sa i përket pajtimit dhe jo vetëm. E vërteta është se kinse idealizmi i harmonisë, i liderëve popullorë dhe të vëmendshëm ndaj halleve të qytetarëve (!), të vërtetave të përbashkëta historike dhe paqes së qëndrueshme, sidomos pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 1990, do kërkonte shumë energji përshkrimi. Studiuesit e viteve post ‘90 panë se kjo ishte një “utopi”, pasi kornizat formale institucionale dështuan kryesisht të përkthehen në shërim të thellë shoqëror. Qytetarët nuk morën përgjigje për vuajtjet e tyre, kurse të zgjedhurit e tyre i përdorën institucionet si zgjatime të politikave, aspak mirëdashëse për njerëzit. Por kjo utopi shkon edhe më shumë tashmë në marrëdhëniet shoqërore që kanë ngritur shumë vende dhe ky masat e ndjejnë veten shumë të larguar nga përfaqësuesit e tyre dhe shpesh të përdorur. Duhet të ndodhte i ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” në Shqipëri që shoqëria shqiptare të trandej dhe të kuptonte dasitë e mëdha që kemi sot, por edhe mungesën e madhe të përfaqësimit për një pjesë të madhe të publikut; ndjeshmërinë për shfrytëzimin e aseteve kombëtare dhe sidomos cinizmin e skajshëm të politikës aktuale PS dhe PD. Ndaj, masa që del sot në protestën e përditshme të Tiranës ka rrafshuar çdo gjë në komunikimin me autoritetet dhe nuk shikon e mëton për asnjë mundësi negocimi dhe ballafaqimi, ca më tepër pajtimi me autoritetet, e cila duket realisht utopi për një pjesë të madhe. Masa e përcaktuar e 3.5 % të popullsisë, që ndikon në ndryshime strukturore në një shoqëri, mund të jetë plotësuar prej kohësh dhe mund të përbëjë edhe atë thyerje të “break even point”, por në realitetin shqiptar s’i kërkohet të kërkojë utopinë por realisht një strategji të mirëmenduar për ndryshim. Numrat e deritanishëm e sfidojnë realisht në përballjen me qeverinë e Ramës, por përballja e vërtetë është programi dhe rruga ndryshe e zhvillimit. E prekshme dhe e realizueshme.