Turizmi i “uritur” për punonjës/ Eksperti: Sezoni turistik ka kaluar pritshmëritë, por…

Turizmi i “uritur” për punonjës/ Eksperti: Sezoni turistik ka kaluar pritshmëritë, por…

Pikat kryesore

  • Mungesa e fuqisë punëtore vijon të mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e turizmit në kulmin e sezonit veror.
  • Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, i ftuar në “Money Report”, tha se shumë njësi akomoduese po hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve, ndërsa kërkesa për staf është rritur përtej pritshmërive.
  • Sipas tij, punësimi i të huajve mbetet vetëm një zgjidhje emergjente, ndërsa tregu ka nevojë për profesionistë të kualifikuar.

Mungesa e fuqisë punëtore vijon të mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e turizmit në kulmin e sezonit veror. Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, i ftuar në “Money Report”, tha se shumë njësi akomoduese po hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve, ndërsa kërkesa për staf është rritur përtej pritshmërive. Sipas tij, punësimi i të huajve mbetet vetëm një zgjidhje emergjente, ndërsa tregu ka nevojë për profesionistë të kualifikuar. Xhihani theksoi gjithashtu se ekonomia nuk duhet të mbështetet vetëm te turizmi, pasi sektori nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë, ndërsa rritja e pagave në administratën publike ka ushtruar presion edhe mbi sektorin privat për të ndjekur të njëjtin ritëm. “Është më shumë një problem shifrat, shumë njësi akomoduese kanë hasur vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore. Tashmë ritmi duhet të ishte në maksimumin e saj dhe të gjithë operatorët duhet të ishin të përgatitur për të siguruar një shërbim cilësuar. Turizmi shihet si një sektor që nuk afron qëndrueshmëri afatgjatë. Ka disa elemente që duhet të analizohen. Nuk duhet që ekonomia të fokusohet vetëm në një sektor. Është një trend që ka nisur më herët dhe po përforcohet nga tregu i punës. Alternativa është parë në marrjen e punëtorëve të huaj nga jashtë, por është vetëm një zgjidhje emergjente, pas tregu po kërkon më shumë profesionistë. Pritshmëritë janë kaluar për sezonin turistik dhe kjo kërkon më shumë fuqi punëtore. Sa i takon numrit të punonjësve, turizmi dhe bujqësia mbeten sektorët që kanë numrin më të lartë të të punësuarve, megjithëse bujqësia prej gati 3 vitesh po ecën me hapa mbrapa. Rritmi i rritjes së pagave në administratën shtetërore ka ndikuar edhe në sektorin privat pasi duhet që të ecin të dyja me të njëjtin ritëm. Në çdo sektor ka pasur një rritje të konsiderueshme, u shpreh eksperti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Papunësia në “rënie të lirë”/ Eksperti: Ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave, shtohen bizneset e reja në shërbime “Bizneset vuajnë për të gjetur fuqi punëtore”, eksperti: Festat sjellin rritje të çmimeve Programi i qeverisë për punësimin/ Eksperti: Turizmi uli papunësinë, por 20% e të rinjve janë pa punë për shkak të pagës

Lini një Përgjigje