Strategji e re për diasporën/ Lehtësi e ulje tatimore për thithjen e investimeve

Strategji e re për diasporën/ Lehtësi e ulje tatimore për thithjen e investimeve

Pikat kryesore

  • Shqipëria synon të tërheqë më shumë investime nga diaspora dhe të rrisë angazhimin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit përmes një pakete të re masash që lehtësojnë investimet.
  • Qeveria ka hedhur për konsultim një draft-strategji për periudhën 2026-2030, ku theksohet se do të hartohet një paketë fiskale e dedikuar për diasporën.
  • Ajo do të përfshijë lehtësira tatimore dhe stimuj për investimet në sektorë prioritarë të ekonomisë.

Shqipëria synon të tërheqë më shumë investime nga diaspora dhe të rrisë angazhimin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit përmes një pakete të re masash që lehtësojnë investimet. Qeveria ka hedhur për konsultim një draft-strategji për periudhën 2026-2030, ku theksohet se do të hartohet një paketë fiskale e dedikuar për diasporën. Ajo do të përfshijë lehtësira tatimore dhe stimuj për investimet në sektorë prioritarë të ekonomisë. Një masë e rëndësishme fiskale është aplikimi i një regjimi preferencial të tatimit mbi fitimin për investimet e diasporës në sektorë strategjikë. Ndërkohë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, do të krijojë procedura të përshpejtuara për pajisjen me leje, licenca dhe regjistrime, me synim uljen e kohës dhe barrës administrative për investitorët. Po ashtu, në draft theksohet se Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve do të krijojë një “dritare të dedikuar” për investitorët e diasporës që do të shërbejë si një pikë e vetme kontakti, duke ofruar informacion, asistencë dhe shërbime mbështetëse për investime dhe sipërmarrje në Shqipëri, me synim uljen e barrierave administrative dhe përshpejtimin e procedurave. Qeveria parashikon të krijojë gjithashtu instrumente të dedikuara, përfshirë një Fond të Asistencës për Diasporën, i cili do të financojë projekte me ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në fokus të strategjisë është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit dhe teknologjisë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, diaspora shqiptare numëron rreth 2 milionë e 256 mijë persona që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Rreth 77 për qind e tyre i përkasin grupmoshës aktive 15–64 vjeç, ndërsa vetëm 5 për qind janë mbi moshën 65 vjeç. Autoritetet vlerësojnë se ky profil demografik e bën diasporën një potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Shqiptarët kanë folur me votë do të flasin sërish në vitin 2029”/ Gjuzi: PS ka marrë 122 mijë vota nga diaspora FOTO/ Protestë në Londër? Ja sa ishin para ambasadës “Kurti humbi bastin, u ndëshkua”/ Krisafi: Tani nuk ka as qeverinë dhe as Presidentin. Opozita ka një shans!

Lini një Përgjigje