Pikat kryesore
- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, u pyet në Komisionin e Ligjeve për dosjen e 21 Janarit dhe nëse do të ketë drejtësi për 4 protestuesit e vrarë në bulevard.
- Braho u tregua i rezervuar, duke e cilësuar masakrën e 21 Janarit një çështje të ndjeshme që vijon të jetë nën hetim.
- “Është çështje në hetim, nuk kam koment tjetër për këtë çështje.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, u pyet në Komisionin e Ligjeve për dosjen e 21 Janarit dhe nëse do të ketë drejtësi për 4 protestuesit e vrarë në bulevard. Braho u tregua i rezervuar, duke e cilësuar masakrën e 21 Janarit një çështje të ndjeshme që vijon të jetë nën hetim. “Është çështje në hetim, nuk kam koment tjetër për këtë çështje. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit” , tha Braho. I pyetur nga deputetët për raportet me Policinë e Shtetit, në kushtet e rritjes së çështjeve komplekse, Braho tha se referimet janë shtuar dhe e cilësoi atë partner të pazëvendësueshëm të SPAK. “Kemi vlerësimin më të madh për Policinë e Shtetit. Presim më shumë prej saj dhe mendojmë se ka vend për më shumë”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se edhe BKH ka kompetenca procedurale për veprime të caktuara, por shpesh përballet me pengesa që lidhen me mungesën e infrastrukturës së dedikuar operacionale”, shtoi ai. Kreu i SPAK paraqiti raportin vjetor të institucionit për vitin 2025, ku renditi prioritetet, rezultatet dhe sfidat kryesore të SPAK. Sipas tij, SPAK po synon gjithashtu zgjerimin e kapaciteteve të BKH dhe standardizimin e metodologjive hetimore. Përpara deputetëve, Braho paraqiti si sfidë të institucionit që ai drejton mospasjen e të drejtës për të riaplikuar për pozicionin e prokurorit në SPAK pas mandatit 9-vjeçar. Braho tha se gjatë vitit 2025 SPAK ka hetuar 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë çështje të reja, ndërsa janë përfunduar 216 hetime. Një tjetër fokus i raportimit ishin krimet zgjedhore. SPAK bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë hetuar 70 procedime penale, ndërkohë që për zgjedhjet e ardhshme vendore kreu i SPAK paralajmëroi një sjellje më strategjike. “Kemi zgjedhje të tjera përpara që sjellja jonë do të jetë më strategjike dhe e suksesshme”, shtoi më tej kreu i SPAK. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve financiare dhe pasurore, vlera e pasurive të sekuestruara ka arritur në 43.49 milionë euro, ndërsa ajo e pasurive të konfiskuara në 1.91 milionë euro. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Flamingot u bënë blu/ PD qëndron pas protestës, ja faktet Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet për 10 të pandehur, dërgohen për gjykim Shtohen fondet për mbrojtjen nga zjarret/ Rishikimi i buxhetit, më shumë financime për SPAK dhe KQZ