Zyrtare te Vllaznia, Emiljano Musta largohet nga Elbasani dhe firmos me rivalët e…

Zyrtare te Vllaznia, Emiljano Musta largohet nga Elbasani dhe firmos me rivalët e…

Pikat kryesore

  • Emiljano Musta është tashmë pa asnjë dyshim futbollisti më i ri i Vllaznisë.
  • Mbrojtësi i krahut është prezantuar zyrtarisht nga klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale.
  • 34-vjeçari ishte një nga figurat kryesore te Elbasani gjatë sezonit 2025-2026, nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovic.

Emiljano Musta është tashmë pa asnjë dyshim futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi i krahut është prezantuar zyrtarisht nga klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale. 34-vjeçari ishte një nga figurat kryesore te Elbasani gjatë sezonit 2025-2026, nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovic. Kalimi i tij te kuqeblutë përbën një largim të rëndësishëm për verdheblutë në repartin defensiv, aq më tepër duke qenë se bëhet fjalë për një rival të drejtpërdrejtë në Superiore. “Mirë se erdhe, Emiljano Musta! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri. Me eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Musta i bashkohet Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit në kampionat dhe në arenën europiane. I urojmë Emiljanos shumë suksese me fanellën kuqeblu! Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë”, shkruan klubi i Vllaznisë.

Lini një Përgjigje