Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e…

Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e…

Pikat kryesore

  • Nisma për krijimin e “Kuvendit Kombëtar Qytetar” të protestës ka hyrë në një fazë debati të brendshëm mes organizatorëve dhe mbështetësve.
  • Sipas njoftimeve publike, grupi i punës ka miratuar platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje disaorëshe, ku u pretendua se vendimet u morën me konsensus.
  • Disa prej pjesëmarrësve kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është formuar grupi organizues, duke kërkuar sqarime mbi përzgjedhjen e tij dhe transparencën e procesit.

Nisma për krijimin e “Kuvendit Kombëtar Qytetar” të protestës ka hyrë në një fazë debati të brendshëm mes organizatorëve dhe mbështetësve. Sipas njoftimeve publike, grupi i punës ka miratuar platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje disaorëshe, ku u pretendua se vendimet u morën me konsensus. Disa prej pjesëmarrësve kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është formuar grupi organizues, duke kërkuar sqarime mbi përzgjedhjen e tij dhe transparencën e procesit. Në diskutime janë shfaqur pyetje si kush e ka zgjedhur grupin e punës dhe mbi çfarë kriteresh po pretendohet përfaqësimi i protestuesve. Nga ana tjetër, mbështetës kanë sqaruar se grupi i punës ka vetëm rol përgatitor dhe se Kuvendi ende nuk është formalizuar, duke theksuar se pjesëmarrja ka qenë e hapur për të gjithë të interesuarit. Megjithatë, debati ka vijuar me tone të forta, ku disa pjesëmarrës kërkojnë fokus te objektivi i protestës, ndërsa të tjerë insistojnë se krijimi i çdo strukture përfaqësuese duhet të shoqërohet me transparencë të plotë dhe rregulla të qarta. Në diskutimet e brendshme është përmendur edhe aktivisti Edviol Kulluri si një nga nismëtarët e idesë, emër i cili ka qenë më herët pjesë e polemikave publike lidhur me protestën, për shkak të deklaratave dhe pretendimeve të bëra në drejtim të tij nga aktorë politikë. Sekreti që vazhdon të mbulojë organizatorët, në vend që ta bëjë procesin më efikas, po ushqen gjithnjë e më shumë dyshime, mosbesim dhe akuza të ndërsjella. I pari që njoftoi për mbledhjen, vetëm pasi ajo kishte përfunduar, ishte Klajdi Bello, i cili publikoi në Facebook edhe fotografi nga takimi, duke shkruar: “Vëllezër e motra, dëshirojmë t’ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platformën dhe kriteret e anëtarësimit. Na u nevojiten 34 ditë për të arritur në këtë pikë, ku kemi pasur pafund shkopinj nën rrota, por Zoti është më i madh dhe është me ne! Mirënjohje pafund për kontribuesit (emrat nuk i themi sot për t’i mbrojtur nga represaljet, por të mirën s’ua harrojmë). Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet! Protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë. Kjo gjë nuk diskutohet! Siç është e padiskutueshme kërkesa dhe vullneti i Sovranit për dorëheqjen e Edi Ramës!” Megjithatë, kjo mbledhje nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e protestuesve, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga një takim ku nuk kishin qenë të ftuar dhe që, sipas tyre, po merrte vendime në emër të të gjithëve. Për të qetësuar polemikat ndërhyri në mbrëmje Edviol Kulluri, i cili është vetëshpallur edhe “Kryendrituri”, duke sqaruar: “Përshëndetje të gjithëve! Sot me kërkesën time dhe të disa prej anëtarëve të Grupit Nismëtar Koordinues të protestës, u mblodh një grup me njerëz për të formuar një Grup Pune për formimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Grupi i Punës do të përgatisë mbledhjen e madhe të Kuvendit Kombëtar Qytetar, e cila do të organizohet pas pak ditësh. Grupi i Punës nuk është Kuvend. Kuvendi nuk është krijuar ende. Në mbledhjen e Kuvendit do të ftohen të gjithë pa përjashtim, por puna për të kryer veprimet teknike kërkoi formimin e një grupi pune paraprak. Propaganda që kërkon të dëmtojë Kuvendin Kombëtar Qytetar po përpiqet ta paraqesë grupin e punës si Kuvend, por kjo është gënjeshtër. Ju lutemi të gjithëve të mos humbisni durimin dhe mirëkuptimin dhe të mos besoni propagandën që synon të dëmtojë procesin.” Por protesta, e lindur si lëvizja e gjenerata Z, duket se po vazhdon gjithnjë e më pak me studentët në qendër. Kjo për info, sepse jam dhe unë në atë grup. Ftesa ishte, është dhe do të jetë publike dhe ka shëtitur dorë më dorë në rrjet, siç ka ndodhur edhe me njoftimet e tjera të Protestës. E kam hedhur edhe unë këtu në grup, kërkoje se e gjen. Ata që shikon në foto janë ata që iu përgjigjën fizikisht ftesës. Edhe ju mund të ishit aty dhe mund të jeni në mbledhjen e ardhshme. Ky nuk është Kuvendi. Është një grup pune që u mblodh për të ndihmuar organizimin e Kuvendit. Studentët do të kenë ‘kuvendin’ e tyre brenda Kuvendit.” Pasi u “sqarua” se studentët nuk do të jenë pjesë e Kuvendit kryesor, por do të kenë një “kuvend brenda Kuvendit”, tensioni nuk u ul aspak. Përkundrazi, debatet vazhduan: “Po njëqind herë po e themi, o njerëz! Informohuni para se të pyesni. Kriteret për të qenë anëtar i Kuvendit janë bërë publike. Të gjithë pyesni pa fund, por askush nuk merr mundimin të vijë e t’i bashkohet këtij grupi për të dëgjuar çfarë bëhet. Atij grupit nismëtar kush i tha të shkonte në Zvërnec? I morën leje ndonjërit? Ua tha zemra dhe dolën. Edhe te Protesta Tiranë, njerëzit u ftuan dhe dolën. Edhe Kuvendi po kështu. Po ftohen të gjithë. Ndërkohë që ju merreni me llafe këtu, dikush po punon. Doni t’i bashkoheni? Bashkohuni! Më transparente se kaq nuk bëhet. Nuk është parti që të dërgojë ftesa zyrtare; është një thirrje publike nga një pjesë e grupit nismëtar” shkruhet nje tjketer koordinator anonim. Në të vërtetë, transparenca nuk duket aq e madhe. Shumë janë shtuar pa e kërkuar vetë dhe, duke parë dinamikën e diskutimeve, pjesëmarrës aktivë janë vetëm disa dhjetëra vetë. A mjafton një numër kaq i vogël për të pretenduar se mund të marrë në dorë të ardhmen e vendit? Në fakt, janë vetë protestuesit, pjesë e këtyre grupeve, që shtrojnë pyetjet më thelbësore: “Nëse Kuvendi do të jetë i gjithë protestuesve, atëherë kush vendosi që grupi përgatitor të përfaqësohej nga këta persona dhe jo nga të tjerë? A ekziston një procedurë publike dhe e hapur për zgjedhjen ose zgjerimin e këtij grupi? Nëse Kuvendi synon të përfaqësojë protestuesit, a nuk do të ishte më mirë që edhe Grupi i Punës të zgjidhej me një proces të hapur, ku çdo protestues të mund të propozohej, të pyeste dhe të kandidonte? Kjo do t’i jepte më shumë legjitimitet Kuvendit dhe do të shmangte çdo dyshim mbi procesin.” Ky është klima me të cilën koordinatorët e protestës pretendojnë të qeverisin “Shqipërinë e Re” dhe të zëvendësojnë institucionet kushtetuese të vendit, pa kaluar përmes votës së qytetarëve. Ata po përplasen me njëri-tjetrin ende pa nisur punën dhe tashmë dyshojnë ndaj njëri-tjetrit. Çfarë të ardhmeje mund të ketë një projekt që lind në këtë mënyrë?

Lini një Përgjigje