Protestuesit janë mbledhur si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë fjalën disa prej tyre.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa në duar mbajnë pankarta të ndryshme si: “Mjaft më!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, etj.