Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet…

Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet…

Pikat kryesore

  • Është shtyrë për më 24 korrik, në orën 09:00, seanca në Gjykatën Administrative ku po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado.
  • Në seancën e zhvilluar sot ishte i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, ndërsa mungoi avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili nuk u paraqit në gjykatë për shkak se ka fëmijën e tij të sëmurë dhe të shtruar në spital.
  • Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore, u kërkua shtyrja e shqyrtimit të çështjes, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, duke caktuar një datë të re për vijimin e procesit.

Është shtyrë për më 24 korrik, në orën 09:00, seanca në Gjykatën Administrative ku po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Në seancën e zhvilluar sot ishte i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, ndërsa mungoi avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili nuk u paraqit në gjykatë për shkak se ka fëmijën e tij të sëmurë dhe të shtruar në spital. Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore, u kërkua shtyrja e shqyrtimit të çështjes, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, duke caktuar një datë të re për vijimin e procesit. Gjatë seancës, Veliaj theksoi rëndësinë e përfaqësimit juridik dhe nevojën për asistencë profesionale në vijimin e procesit gjyqësor. “Mua më duhet ndihmë juridike patjetër. Pa asistencën e avokatit nuk mund të vijoj seanca, pavarësisht sa autodidakt jam bërë në fushën juridike”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje