Pikat kryesore
- “ Po dokumentohen gjithashtu dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës.
- E drejta për protestë paqësore, e drejta për shëndet dhe garancitë e lirisë personale duhet të respektohen në çdo rrethanë”, theksohet më tej në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje të lartë zhvillimet e protestës së sotme, duke pasur ekipe të dedikuara në terren, në spitalet ku po trajtohen të lënduarit, si dhe në komisariatet e policisë. “ Në spital, ekipi ynë po verifikon gjendjen e çdo të lënduari, qytetar apo polic, dhe po garanton të drejtën e secilit për ndihmë të plotë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit, ndërsa shton se në komisariate “ ekipi ynë po verifikon respektimin e garancive ligjore për çdo të shoqëruar dhe të ndaluar: afatet ligjore, aksesin te avokati, njoftimin e familjarëve dhe kushtet e mbajtjes.” Avokati i Popullit thekson se po dokumentohen dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës. “ Po dokumentohen gjithashtu dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës. E drejta për protestë paqësore, e drejta për shëndet dhe garancitë e lirisë personale duhet të respektohen në çdo rrethanë”, theksohet më tej në njoftimin e Avokatit të Popullit.