Krujë, historia tërheq turistët/ Vizitorë të huaj “pushtojnë” qytetin e Skënderbeut

Krujë, historia tërheq turistët/ Vizitorë të huaj “pushtojnë” qytetin e Skënderbeut

Pikat kryesore

  • Kruja po konsolidohet si një nga destinacionet historike e kulturore të preferuara në Shqipëri, duke tërhequr një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.
  • “Kruja është shumë e bukur dhe ka një kështjellë të mrekullueshme.
  • Më pëlqyen shumë edhe punimet tradicionale që bëhen me dorë.

Kruja po konsolidohet si një nga destinacionet historike e kulturore të preferuara në Shqipëri, duke tërhequr një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj. Turistët e huaj që vizitojnë Krujën shprehen të impresionuar nga mikpritja shqiptare, bukuritë natyrore dhe pasuria historike e qytetit, duke e cilësuar eksperiencën si një nga më të veçantat gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri. “Kruja është shumë e bukur dhe ka një kështjellë të mrekullueshme. Mësuam shumë për Skënderbeun. Më pëlqyen shumë edhe punimet tradicionale që bëhen me dorë. Po ashtu, edhe ushqimi është i mrekullueshëm.” “Njerëzit janë shumë të dashur e të sjellshëm, ndryshe nga vendet e tjera. Dëshirojmë të shohim sa më shumë vende historike këtu, por edhe detin, i cili është fantastik në jug.” Hasan Stafa, nga Shoqata e Konsumatorëve, shprehet se këtë vit është regjistruar një rritje e ndjeshme e turistëve nga kombësi të ndryshme, duke e cilësuar këtë si tregues të zhvillimit pozitiv të sektorit të turizmit dhe të interesit në rritje për qytetin historik të Krujës. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik dhe Pazari i Vjetër i Krujës vijojnë të jenë ndër atraksionet më të vizituara, duke ofruar një kombinim të historisë, kulturës dhe traditës shqiptare. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Operacioni antikanabis në Krujë/ Identifikohen 7 persona të implikuar Operacion masiv antidrogë në Krujë, policia asgjëson dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi Mijëra vizitorë në Argjiro/ Gjirokastër, priten restaurime dhe ekspedita të reja arkeologjike

Lini një Përgjigje