Pikat kryesore
- Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj.
- I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.
- 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë.
Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj. I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit. Pas daljes nga Komisariati nr. 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë. “Kjo ishte arma ime” , deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3. Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë.