Nëna e 14-vjeçarit të plagosur me thikë në Shkup kërkon rikualifikim të rastit: “Nuk…

Nëna e 14-vjeçarit të plagosur me thikë në Shkup kërkon rikualifikim të rastit: “Nuk…

Pikat kryesore

  • Rasti i 14-vjeçarit të sulmuar me thikë në lagjen Hasanbeg të Shkupit duhet të trajtohet si tentativë vrasjeje dhe jo thjesht si dhunë.
  • Kjo është kërkesa e nënës së të miturit, e cila shpreh pakënaqësi për mënyrën si po veprojnë institucionet.
  • Xheljana Selimi tregon se djali i saj kishte qenë në Hasanbeg së bashku me kushërinjtë dhe, pas një telefonate që mori, doli në një park për të takuar disa shokë.

Rasti i 14-vjeçarit të sulmuar me thikë në lagjen Hasanbeg të Shkupit duhet të trajtohet si tentativë vrasjeje dhe jo thjesht si dhunë. Kjo është kërkesa e nënës së të miturit, e cila shpreh pakënaqësi për mënyrën si po veprojnë institucionet. Xheljana Selimi tregon se djali i saj kishte qenë në Hasanbeg së bashku me kushërinjtë dhe, pas një telefonate që mori, doli në një park për të takuar disa shokë. Sipas saj, në vendngjarje nuk e prisnin shokët, por tre persona të rritur që e sulmuan sapo mbërriti. “Njëri e goditi në kokë me një pushkë, i dyti e goditi në trup, ndërsa i treti e theri shtatë herë me thikë në shpinë”, deklaroi ajo për televizionin Telma. Pas ngjarjes, të dyshuarit u larguan, ndërsa i mituri i plagosur u gjet nga një kalimtar, i cili më pas lajmëroi ambulancën dhe policinë. Sipas nënës, djali i saj vijon të jetojë në frikë, ndërsa familja nuk ndihet e sigurt. “Sot ishte fëmija im, nesër mund të jetë fëmija i dikujt tjetër. Ky rast nuk duhet të trajtohet si dhunë, por si tentativë vrasjeje. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Selimi. Ajo thekson gjithashtu se nuk ka dijeni për ndonjë motiv apo konflikt të mëparshëm që mund të ketë çuar në këtë sulm. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se për sulmin ndaj të miturit, të ndodhur më 22 qershor në zonën e Gazi Babës, janë arrestuar tre persona me inicialet J.J., V.A. dhe V.S. Sipas MPB-së, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet penale përkatëse./INA/

Lini një Përgjigje