Pikat kryesore
- Misioni i SHBA-së në NATO ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në gjuhën shqipe.
- “Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shkruan në shqip Misioni i SHBA-së në NATO “Urime Dita Kombëtare e Shqipërisë!
- Ne festojmë pavarësinë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e qëndrueshme të vendit tuaj në Aleancën tonë”, thuhet më tej në urim.
Misioni i SHBA-së në NATO ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në gjuhën shqipe. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shkruan në shqip Misioni i SHBA-së në NATO “Urime Dita Kombëtare e Shqipërisë! Ne festojmë pavarësinë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e qëndrueshme të vendit tuaj në Aleancën tonë”, thuhet më tej në urim. “Jemi krenarë që qëndrojmë me ju si partnerë dhe miq të besuar të NATO-s. Urime!”, përfundon urimi i Misionit të SHBA-së në NATO. Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur. Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Shqipërisë i qofshim falë”, Ahmeti në Ditën e Flamurit: Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Europë! “Dha informacione për Visin e Pojës”, GJKKO lë në burg oficerin e antiterrorit Presidenti Begaj uron nga “Sheshi i Flamurit”: Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë