LËVIZJET | Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, kush ikën dhe kush vjen

LËVIZJET | Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, kush ikën dhe kush vjen

Pikat kryesore

  • Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, ku dy drejtues departamentesh janë larguar nga postet e tyre pas përfundimit të mandateve.
  • Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
  • Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është vendosur Arjan Muça.

Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, ku dy drejtues departamentesh janë larguar nga postet e tyre pas përfundimit të mandateve. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, raporton se Neritan Nallbati është larguar nga posti i drejtuesit të Departamentit të Policisë Kriminale, pasi i ka përfunduar mandati në krye të këtij departamenti, ndërsa është emëruar pranë Akademisë së Sigurisë. Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë. Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është vendosur Arjan Muça. Po ashtu, në ditët në vijim pritet të përcaktohen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.

Lini një Përgjigje