Nga fushat e orizit në Vietnam deri te brigjet e Shqipërisë, nga kullat në Gjirin Persik te projektet luksoze në Ballkan, emri Trump po shfaqet gjithnjë e më shumë në projekte të mëdha imobiliare në vende ku Shtetet e Bashkuara kanë interesa të rëndësishme politike dhe strategjike. Një analizë e “La Stampa” e përshkruan këtë zgjerim si “diplomacia e tullës” së Donald Trump, ku ndërsa qeveritë negociojnë me Shtëpinë e Bardhë për tarifa, siguri, energji dhe marrëveshje strategjike, marka e familjes Trump shtrihet përmes projekteve të pasurive të paluajtshme.
Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë