Pikat kryesore
- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Ditën e Flamurit tha se duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që themi.
- Ai tha se të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.
- Ahmeti u shpreh gjithashtu se të gjithë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me ShBA dhe BE.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Ditën e Flamurit tha se duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që themi. Ai tha se të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030. Ahmeti u shpreh gjithashtu se të gjithë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me ShBA dhe BE. “Një komb, një gjuhë, një flamur 🇦🇱, një qëndrim, të bashkuar në Europë. Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi. Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030. Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me 🇺🇸 dhe 🇪🇺. Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin europian. Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë. Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit 🇦🇱 dhe të së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! 28 Nëntori, shqiptarët festojnë 113 vjetorin e së Pavarësisë! “Shqipëria, shembull për vendet e rajonit”/ Ali Ahmeti uron Ramën për hapjen e grupkapitullit final “Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë