Vijojnë punimet në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Do hapet si sit i ri muzeal

Vijojnë punimet në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Do hapet si sit i ri muzeal

Pikat kryesore

  • Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Kalanë e Borshit.
  • “Vijojnë punimet për një ndërhyrje të rëndësishme që do t’i japë jetë të re këtij monumenti historik, duke ruajtur historinë dhe duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Kalanë e Borshit. “Vijojnë punimet për një ndërhyrje të rëndësishme që do t’i japë jetë të re këtij monumenti historik, duke ruajtur historinë dhe duke përmirësuar përvojën e vizitorëve. Projekti, i financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe Bashkinë Himarë, parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë, si edhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, paneleve interpretuese, platformës së vëzhgimit dhe ndriçimit artistik.

Lini një Përgjigje