Krizë në lidhjen e Xhensilës dhe Ledrit! Këngëtarja ndryshon skuadër, konflikt me…

Krizë në lidhjen e Xhensilës dhe Ledrit! Këngëtarja ndryshon skuadër, konflikt me…

Pikat kryesore

  • Pas një periudhe ndryshimeve në karrierën e saj, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka zyrtarizuar bashkëpunimin me shtëpinë e re diskografike.
  • Artistja tashmë do të jetë nën menaxhimin e Elsamed Senaj, duke paralajmëruar projekte të mëdha që pritet të lançohen së shpejti.
  • Përmes një postimi në rrjetet sociale, u bë e ditur se dyshja është gati për të thyer rekorde të reja.

Pas një periudhe ndryshimeve në karrierën e saj, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka zyrtarizuar bashkëpunimin me shtëpinë e re diskografike. Artistja tashmë do të jetë nën menaxhimin e Elsamed Senaj, duke paralajmëruar projekte të mëdha që pritet të lançohen së shpejti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, u bë e ditur se dyshja është gati për të thyer rekorde të reja. Ky kalim vjen pas një periudhe suksesi ku Xhensila ishte nën menaxhimin e Faton Shoshit, bashkëpunim ky që nisi vitin e kaluar dhe solli projekte të shumta në tregun muzikor. Lajmi është pritur me shumë interes nga fansat, të cilët e konsiderojnë këtë lëvizje si një “rikthim zyrtar” të Xhensilës në krye të industrisë. Postimi me mbishkrimin “Nga sot rikthehemi zyrtarisht, me mbretëreshën”, konfirmon se këngëtarja po punon intensivisht për projekte të reja që do të mbajnë vulën e menaxhimit të saj të ri. Kujtojmë këtu që Fatoni është menaxheri dhe i Ledrit, partnerit të Xhensilës. Kjo shkëputje nga menaxhimi i tij nënkupton një krizë në raportin me ish-menaxherin e saj. Nuk e dimë nëse kjo krisje përkthehet edhe në raportin që Xhensila ka me Ledrin, por ajo që dimë me siguri është fakti se tashmë dy artistët nuk do t’i shohim edhe aq shpesh bashkë në koncerte, për shkak të ndryshimeve që ajo ka bërë në skuadrën e saj të menaxhimit.

Lini një Përgjigje