Napoli ngre “flamurin e bardhë”/ Kampionët e Italisë dorëzohen plotësisht në garën e…

Napoli ngre “flamurin e bardhë”/ Kampionët e Italisë dorëzohen plotësisht në garën e…

Pikat kryesore

  • Interi fitoi në Serinë A edhe kur nuk është në fushë, dhe ja ku erdhi suksesi më i fundit që ia dha Napoli.
  • Kampionia në fuqi e Serisë A u mund në fushën e vet nga Lacio, dhe padyshim që tashmë kapitulloi plotësisht në garën për titull me zikaltërit, nëse ende meritonte të quhej garë.
  • Mateo Kançelieri që në 6’ dhe Toma Bashiç në 57’ ishin autorët e golave për kryeqytetasit, që ishin si zot shtëpie në stadiumin “Maradona”.

Dhuratat po jepen radhazi. Interi fitoi në Serinë A edhe kur nuk është në fushë, dhe ja ku erdhi suksesi më i fundit që ia dha Napoli. Kampionia në fuqi e Serisë A u mund në fushën e vet nga Lacio, dhe padyshim që tashmë kapitulloi plotësisht në garën për titull me zikaltërit, nëse ende meritonte të quhej garë. Mateo Kançelieri që në 6’ dhe Toma Bashiç në 57’ ishin autorët e golave për kryeqytetasit, që ishin si zot shtëpie në stadiumin “Maradona”. Imagjinoni që Napoli nuk arriti të bënte dot asnjë gjuajtje në portë për më tepër se 90 minuta. Më keq se kaq nuk mund të shkonte dhe duket se vetë trajneri luftarak, Antonio Konte, është dorëzuar e ndoshta po mendon të largohet e të pranojë detyrën si selektor i kombëtares së Italisë. Vetë Konte pranoi pas ndeshjes se nuk i kishte dhënë skuadrës motivimin e duhur pas dështimit të javës së kaluar në Parma. Tashmë, i vetmi objektiv është kualifikimi në Champions dhe besohet se kjo do të arrihet. Barazim 1-1 ndërkaq në ndeshjen tjetër të rëndësishme të Serisë A. Berat Gjimshiti ishte më i miri në fushë në sfidën përballë ish-trajnerit të tij, Xhampiero Gasperini, duke marrë notat më të pozitive, 6.5. Dueli Roma-Atalanta u mbyll në barazim 1-1, duke mos kënaqur askënd, me gol nga Krstovic për miqtë që në 12’, dhe barazim nga Hermoso në fund të pjesës së parë. Gjimshiti ishte titullar si përherë dhe luajti deri në fund duke marrë edhe karton të verdhë, ndërsa ishte më aktivi në mbrojtjen bergamaske. Dy ekipet janë jashtë zonës Champions dhe thjesht duan të sigurojnë një nga kupat europiane. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Luis Hasa, e ardhmja “mister”/ Sulmuesi i ri shqiptar pritet të kthehet te Napoli gjatë verës Milan, edhe Champions në rrezik/ Udinese e mundi në shtëpi 3-0, për titullin as që bëhet fjalë Lautaro afron titullin/ Inter triumfon thellë falë kapitenit, Roma dorëzohet në Milano

Lini një Përgjigje