Pikat kryesore
- Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi në Meksikë.
- N jë autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz.
- Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec.
Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi në Meksikë. N jë autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz. Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec. “Kemi konfirmuar nëntë të rritur dhe një fëmijë të vdekur”, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán në një deklaratë. Aksidentet fatale rrugore, që përfshijnë autobusë ose kamionë, janë të shpeshta në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defektet mekanike. Në fund të nëntorit, 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në shtetin perëndimor të Michoacan. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Një shqiptar për Meksikën/ Mattheo Dimareli debuton me gol në Kombëtaren meksikane U16 Protesta në Meksikë/ Kundër qeverisë dhe dhunës së karteleve, 120 të plagosur Formula 1, Norris “fluturon” në krye/ Piloti anglez fiton bindshëm në Çmimin e Madh të Meksikës