Pikat kryesore
- Në “Air Albania”, ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për të kuqtë, ndërsa e dyta për bardheblutë.
- Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa u zhbllokua në minutën e 22-të.
- Human përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.
Tirana triumfoi 2-1 me përmbysje në derbin ndaj Partizanit. Në “Air Albania”, ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për të kuqtë, ndërsa e dyta për bardheblutë. Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa u zhbllokua në minutën e 22-të. Human përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe e ndali atë në fundin e rrjetës. Në minutën e 35-të, Tirana iu afrua barazimit me Myslovic, i cili provoi pas një gafe të portierit Qirko, por topi shkoi jashtë. Në fundin e pjesës së parë, Atanaskoski shpëtoi Partizanin, duke larguar një top afër vijës së portës. Fraksioni i dytë ishte tjetër histori dhe foli i gjithi për Tiranën. Fillimisht, Qirko ndali një tentativë të rrezikshme nga Myslovic në minutën e 54-t. Portieri i Partizanit ishte vendimtar edhe në minutën e 60-të, kur ndali disa tentativa radhazi të bardhebluve. Dominimi i Tiranës u shpërblye në minutën e 65-të, kur Kreshiç shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë nga Alvarez. Në minutën e 82-të, Partizani pretendoi për penallti, por arbitri vazhdoi lojën. Në aksionine radhës, erdhi edhe goli i përmbysjes. Freddy Alvarez ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe e ndali në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Tiranës. Bardheblutë ia dolën të ruajnë avantazhin deir në fund, për të marrë një fitore të artë. Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës. Partizani, me 10 pikë më pak, mban vendin e pestë dhe kualifikimi në “Final Four” duket gjithnjë dhe më i vështirë.