Pikat kryesore
- Një 49-vjeçar është ekstraduar nga Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
- Aleks Ndreka, i njohur me nofkën ‘Leksi i druve’, ishte në kërkim ndërkombëtar.
Një 49-vjeçar është ekstraduar nga Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”. Aleks Ndreka, i njohur me nofkën ‘Leksi i druve’, ishte në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndreka akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!