Pajaziti bën “sefte”/ Mesfushori kuqezi shënon golin e parë në elitën e Kroacisë

Pajaziti bën “sefte”/ Mesfushori kuqezi shënon golin e parë në elitën e Kroacisë

Pikat kryesore

  • Adrion Pajaziti luan zakonisht larg portës kundërshtare, por ndonjëherë i afrohet dhe atëherë tregon talentin e tij.
  • Këtë bëri ylli i ri i kombëtares shqiptare që shënoi një gol spektakolar në fitoren 3-1 që Hajduku arriti në fushën e Istrës në Ligën e Parë të Kroacisë.
  • Shpresa është që vitin tjetër të shkojë më mirë, ndërsa ëndrra titull ishte e pamundur me Dinamon e Zagrebit të shkëputur përfundimisht.

Nuk është se bie aq shumë në sy. Adrion Pajaziti luan zakonisht larg portës kundërshtare, por ndonjëherë i afrohet dhe atëherë tregon talentin e tij. Këtë bëri ylli i ri i kombëtares shqiptare që shënoi një gol spektakolar në fitoren 3-1 që Hajduku arriti në fushën e Istrës në Ligën e Parë të Kroacisë. Ishte rrjeta e tij e parë për këtë sezon, në të gjitha konkurrimet, por kjo nuk e tregon qartë kontributin e 23-vjeçarit që ka luajtur gati gjysmën e ndeshjeve titullar për ekipin e shquar nga Spliti, dhe ka qenë në fushë po ashtu më shumë se në gjysmën e minutave të mundshme. Ndihma e atij që cilësohet si “Demollari i ri” gjithashtu është dashur që Hajduku të paktën të sigurojë praktikisht vendin e dytë dhe kualifikimin për në Ligën e Konferencës, pra në Europë, ku vjet u eliminua që në verë nga Dinamo shqiptare e trajnerit Ilir Daja. Shpresa është që vitin tjetër të shkojë më mirë, ndërsa ëndrra titull ishte e pamundur me Dinamon e Zagrebit të shkëputur përfundimisht. Pajaziti, lojtar i kombëtares shqiptare që ka lindur në Angli dhe ka luajtur atje për disa sezone, ka dy vjet në elitën kroate, fillimisht me Goricën për të cilën shënoi 3 gola dhe u paraqit shumë mirë, derisa bindi Hajdukun që ta merrte verën e kaluar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kroacia anulon samitin e Brdo-Brionit, Millanoviç: Veprimet e Vuçiç dëmtojnë stabilitetin rajonal Anija luftarake amerikane do të hyjë në portin kroat, Zagrebi jep miratimin Borë në Kroaci, pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Lini një Përgjigje