U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, ish kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison…

U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, ish kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison…

Pikat kryesore

  • Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili e dënoi me 1 vit burg pasi e fajtor për korrupsion zgjedhor.
  • Relator i rekursit të Memollës ështe caktuar gjyqtari Genti Shala.
  • Pas së vendimit nga Apeli i GJKKO në shkurt, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij.

Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili e dënoi me 1 vit burg pasi e fajtor për korrupsion zgjedhor. Relator i rekursit të Memollës ështe caktuar gjyqtari Genti Shala. Pas së vendimit nga Apeli i GJKKO në shkurt, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij. Si pasojë e arrestimit, drejtimi i bashkisë është marrë përkohësisht nga një kryetar i komanduar. Sipas SPAK, Memolla kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëllim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenteje debitore, në mënyrë që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.

Lini një Përgjigje