Një mikrofon, shumë të vërteta – Gent Hazizi sjell ‘pushtimin’ e stand-up ”

Një mikrofon, shumë të vërteta – Gent Hazizi sjell ‘pushtimin’ e stand-up ”

Pikat kryesore

  • Në studion e “ABC e Mëngjesit”, aktori Gent Hazizi dhe skenaristi Koloreto Cukali vijnë me një projekt që synon të ndryshojë mënyrën si qesh publiku shqiptar: Festivali i Stand Up Tirana.
  • Një iniciativë që nuk është thjesht humor, por një përpjekje për ta kthyer stand-up comedy në një zhanër të mirëfilltë dhe të institucionalizuar në vend.
  • Pas më shumë se një dekade në skenë, që nga shfaqja “Plako t’majt e jotja” në Teatrin Kombëtar, Hazizi është shndërruar në një nga pionierët e këtij formati në Shqipëri.

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, aktori Gent Hazizi dhe skenaristi Koloreto Cukali vijnë me një projekt që synon të ndryshojë mënyrën si qesh publiku shqiptar: Festivali i Stand Up Tirana. Një iniciativë që nuk është thjesht humor, por një përpjekje për ta kthyer stand-up comedy në një zhanër të mirëfilltë dhe të institucionalizuar në vend. Pas më shumë se një dekade në skenë, që nga shfaqja “Plako t’majt e jotja” në Teatrin Kombëtar, Hazizi është shndërruar në një nga pionierët e këtij formati në Shqipëri. Sot ai rikthehet më i guximshëm me projekte si “Pusht…im”, “Sikur të isha grua”, “Krazy Brother” apo “Çfarë do të bëhem kur të rritem”, duke sjellë një humor që nuk ndalet vetëm te e qeshura, por shkon drejt analizës së përditshmërisë. Me mbi 500 faqe shfaqje në Shqipëri dhe jashtë saj, nga Italia në Gjermani, rrugëtimi i tij është dëshmi e një zhanri që po rritet dhe po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë. Sipas tij, stand-up-i nuk është i lehtë: çdo batutë është e menduar, çdo reagim i publikut është një test i drejtpërdrejtë. Sepse në momentin që mungon autenticiteti, humbet edhe lidhja me njerëzit. Festivali synon pikërisht këtë: të krijojë një raport më të afërt me publikun, i cili sipas Hazizit po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj humorit live. Ndërkohë, bashkëpunimi me skenaristin Koloreto Cukali sjell një dimension më të thellë në ndërtimin e teksteve dhe strukturës së shfaqjeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Jeta e një akrobateje/ Demollari: Pasioni është i marrë, mes plumbave në 97-n shkoja në cirk Vendoset në skenë shfaqja “Fëmijët e magjepsur”/ Flet regjisorja: Janë kombinuar tre zhanre të artit Kate Middleton u shfaq në një shfaqje baleti në Teatrin “Sadler’s Wells”

Lini një Përgjigje