Pikat kryesore
- Sipas tij, puna e tyre ka nisur shumë më herët se shpërthimi i protestës, duke u fokusuar te rreziku që i kanoset mjedisit nga lejet e ndërtimit dhe mungesa e zbatimit të ligjit.
- Andoni nënvizoi se rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë dispozita të detyrueshme ligjore për vendet që janë në proces negocimi për anëtarësim në BE.
- Sipas tij, përveç protestave, prioritare për qeverinë mbeten edhe lejet e ndërtimit që janë premtuar.
Analisti Ben Andoni, në emisionin “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, theksoi se baza reale e protestës lidhet me rreth 40 shoqata mjedisore, të cilat prej kohësh kanë shprehur shqetësimin për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Sipas tij, puna e tyre ka nisur shumë më herët se shpërthimi i protestës, duke u fokusuar te rreziku që i kanoset mjedisit nga lejet e ndërtimit dhe mungesa e zbatimit të ligjit. Andoni nënvizoi se rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë dispozita të detyrueshme ligjore për vendet që janë në proces negocimi për anëtarësim në BE. Mw tej ai tha se, “ Kryeministri Rama e ka thënë prej kohësh se kapitulli më i vështirë është ai për mjedisin, dhe kjo është shumë e vërtetë,” u shpreh ai, duke shtuar se qeveria shqiptare duhet të japë përgjigje brenda këtij viti për çështjen e zonave të mbrojtura. Sipas tij, përveç protestave, prioritare për qeverinë mbeten edhe lejet e ndërtimit që janë premtuar. “Në këtë kontekst mendoj se qeveria shqiptare po luan shumë duke e sfumuar. Në fakt rezoluta duhet të ishte parë me sy të ftohtë,” vijoi Andoni. Andoni kujtoi se Shqipëria, përveç ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, ka edhe detyrime për respektimin e konventave ndërkombëtare ku është palë. “Kjo e bën çështjen e mjedisit një nga sfidat më të mëdha të vendit në procesin e integrimit evropian.”