Pikat kryesore
- Lëvizje të reja janë ndërmarrë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke përfshirë emërime dhe komandime në disa prej drejtorive vendore dhe komisariateve kryesore në vend.
- Sipas njoftimit zyrtar, Erion Ahmeti është komanduar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Andi Banushi është emëruar në Policinë e Elbasanit.
- Në qytetin e Përmetit, Krenar Guçe merr detyrën e shefit të rendit, ndërkohë që në kryeqytet.
Lëvizje të reja janë ndërmarrë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke përfshirë emërime dhe komandime në disa prej drejtorive vendore dhe komisariateve kryesore në vend. Sipas njoftimit zyrtar, Erion Ahmeti është komanduar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Andi Banushi është emëruar në Policinë e Elbasanit. Në qytetin e Përmetit, Krenar Guçe merr detyrën e shefit të rendit, ndërkohë që në kryeqytet. Ndryshime ka edhe në Fier, ku Gerald Toska është caktuar shef i Komisariatit. Në Vlorë dhe Berat janë emëruar zëvendësdrejtorë për hetimin e krimit, përkatësisht Dritan Muça dhe Dritan Malaj. Në nivel qendror, Islor Islami është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar. Ndërkohë, Erdit Rreçeku është emëruar shef i Komisariatit në Peqin. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku Klevis Qose merr detyrën e drejtorit, duke zëvendësuar Eduart Merkaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Përgjithshëm, marrëveshje të re për luftën ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore Hita porosi drejtuesve të DVP-ve: Parandalim, hetime cilësore dhe profesionalizëm në shërbim të ligjit dhe qytetarëve Hita takim me Kozelin/ Nis aksioni për lirimin e brezit të sigurisë dhe krijimin e korridoreve të gjelbra në rrugët kombëtare