Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Qendrat e riatdhesimit janë në përputhje me ligjin e BE-së

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Qendrat e riatdhesimit janë në përputhje me ligjin e BE-së

Pikat kryesore

  • Protokolli Itali–Shqipëri është “në përputhje” me rregullat e BE-së për riatdhesimin dhe azilin, për sa kohë që “të drejtat e migrantëve mbrohen plotësisht”.
  • Ky është qëndrimi i Nicholas Emiliou, Avokat i Përgjithshëm në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në një opinion që paraprin vendimin përfundimtar të gjykatës në Luksemburg.
  • Në mars të vitit të kaluar, qeveria italiane deklaroi se qendra e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, do të përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit.

Protokolli Itali–Shqipëri është “në përputhje” me rregullat e BE-së për riatdhesimin dhe azilin, për sa kohë që “të drejtat e migrantëve mbrohen plotësisht”. Ky është qëndrimi i Nicholas Emiliou, Avokat i Përgjithshëm në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në një opinion që paraprin vendimin përfundimtar të gjykatës në Luksemburg. Juristi thekson se ligji i BE-së “nuk e ndalon” një shtet të krijojë qendra të tilla riatdhesimi jashtë territorit të tij, por shteti duhet gjithsesi të respektojë të gjitha garancitë e parashikuara, përfshirë të drejtën për ndihmë ligjore, përkthim gjuhësor dhe kontakt me familjarët dhe autoritetet. Në mars të vitit të kaluar, qeveria italiane deklaroi se qendra e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, do të përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Marrëveshja Itali-Shqipëri, e nënshkruar prej dy vitesh nga kryeministrët e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, lejoi ngritjen e dy qendrave pritëse, një në Shëngjin dhe një në Gjadër. Sipas marrëveshjes, Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse duke marrë përsipër të gjitha kostot financiare.

Lini një Përgjigje