Pikat kryesore
- Rrjeti i lajmeve televiziv francez pan-europian, Euronews, nëpërmjet një artikulli të veçantë, ka pasqyruar debatin për Zvërnecin ndërkombëtarisht si një përplasje të fortë diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.
- Sipas Euronews, debati i brendshëm politik dhe mjedisor ka tejkaluar kufijtë, duke u shndërruar në një luftë hibride me rrezik të lartë mes dy vendeve haptazi në armiqësi për shkak të qëndrimeve të kundërta gjeopolitike.
- Njëjtë me protestën, edhe Irani ishte dakord me thirrjen “Rama Ik”.
Rrjeti i lajmeve televiziv francez pan-europian, Euronews, nëpërmjet një artikulli të veçantë, ka pasqyruar debatin për Zvërnecin ndërkombëtarisht si një përplasje të fortë diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit. Sipas Euronews, debati i brendshëm politik dhe mjedisor ka tejkaluar kufijtë, duke u shndërruar në një luftë hibride me rrezik të lartë mes dy vendeve haptazi në armiqësi për shkak të qëndrimeve të kundërta gjeopolitike. Ishte kryeministri Edi Rama, gjatë samitit të BE-Ballkanit Perëndimor në Malin e Zi në fillim të qershorit, që akuzoi Iranin se fshihej pas fushatës dezinformuese në rrjetet sociale kundër investimit në Zvërnec dhe nxitjes së protestave, provuar kjo edhe nga aktiviteti i lartë i faqeve të ndryshme me video dhe foto të rreme, me inteligjencë artificiale apo edhe aplikacione të ndryshme, të cilat synonin të denigronin Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhëndrin e tij, Jared Kushner, vajzën e tij, Ivanka Trump, investimin e tyre në Zvërnec, Izraelin dhe tani edhe Shqipërinë. Ndërsa Irani, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, menjëherë u kundërpërgjigj duke mohuar se fshihet pas fushatës kundër Zvërnecit, por duke pranuar publikisht se mbështet protestat kundër investimit dhe madje kundër qeverisë së Edi Ramës. Njëjtë me protestën, edhe Irani ishte dakord me thirrjen “Rama Ik”. kujton se Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin dhe ka regjimin e Teheranit shtet terrorist pas sulmeve kibernetike të vitit 2022, kur hakerë të lidhur me regjimin iranian tentuan të zhduknin infrastrukturën digjitale të shtetit shqiptar. Gjigandi mediatik pan-europian jep edhe dy anët e medaljes së investimit në Zvërnec, të investimit të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit të SHBA-së. Nga njëra anë, pretendimet e protestuesve në bulevard, të cilat janë më tepër politike ndaj qeverisë së Edi Ramës sesa për vetë investimin, dhe shqetësimin e disa shoqatave apo organizatave jofitimprurëse në Shqipëri dhe Europë për investimin në peizazhin e mbrojtur të Zvërnecit apo edhe në ishullin e Sazanit. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka argumentuar se projekti do të ishte transformues për vendin dhe kombin shqiptar, duke ndihmuar në nxitjen e turizmit të ri në ish-shtetin komunist. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shtufi i Berishës, pas “pronave” në Zvërnec/ Dosja e SPAK zbulon lidhjet e Ilir Shtufit me Artur Shehun VIDEO/ Goditet grupi që kryente vjedhje në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari. Pre e grabitjeve, 12 biznese Pakistani: 24 orët e ardhshme vendimtare, marrëveshja SHBA-Iran mund të nënshkruhet brenda një dite