Pikat kryesore
- Uniformat blu në Lezhë, kanë vënë në pranga një 21-vjeçar dhe kanë në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti grabitën xhirot ditore në 12 subjekte.
- Arrestimi i të riut u krye pas denoncimeve të shtetasve të prekur nga kjo veprimtari e paligjshme e dy të rinjve.
Uniformat blu në Lezhë, kanë vënë në pranga një 21-vjeçar dhe kanë në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti grabitën xhirot ditore në 12 subjekte. Arrestimi i të riut u krye pas denoncimeve të shtetasve të prekur nga kjo veprimtari e paligjshme e dy të rinjve. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.