Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD Ilir Alimehmeti anëtar i Partisë

Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD Ilir Alimehmeti anëtar i Partisë

Pikat kryesore

  • Ilir Alimehmeti, anëtar i Partisë Demokratike, ka konfirmuar se ambicia e tij politike mbetet gara për Bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar çdo mundësi për të kandiduar për poste drejtuese brenda partisë.
  • Ai theksoi se kjo është një qëndrim i hershëm dhe i pandryshuar.
  • Për bashkinë e Tiranës e kam dhënë disponibilitetin që në vitin 2022.

Ilir Alimehmeti, anëtar i Partisë Demokratike, ka konfirmuar se ambicia e tij politike mbetet gara për Bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar çdo mundësi për të kandiduar për poste drejtuese brenda partisë. Ai theksoi se kjo është një qëndrim i hershëm dhe i pandryshuar. “Nuk garoj për kryetar të PD. As si Sekretar i Përgjithshëm. Për bashkinë e Tiranës e kam dhënë disponibilitetin që në vitin 2022. Jam koherent me vendimet. Do e vendosin vendimmarrësit”, u shpreh Alimehmeti në Report Tv. Alimehmeti ka folur lidhur edhe me protestën e fundit të Partisë Demokratike më 17 prill, ndërsa theksoi se pjesëmarrja duhet parë në një kontekst më të gjerë dhe jo si një episod i izoluar. “Protesta nuk duhet të merret si e veçuar, nuk është një episod i vetëm. Merremi me episode minore dhe na humb nga sytë gjëja e madhe. Ne jetojmë sot në një komunitet të shqetësuar ”, tha ai.

Lini një Përgjigje